Flash News

KRYESORE

U filmua duke konsumuar kokainë, Lefter Alla ‘jep llogari’ para SPAK

U filmua duke konsumuar kokainë, Lefter Alla ‘jep llogari’ para

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla do të paraqitet pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët, pas publikimit të pamjeve filmike, ku pretendohet se Alla konsumon kokainë në një likal.

News 24raporton se kryebashkiaku do të jape llogari para SPAK-ut sot në orën 17:00.

Kujtojmë se sot SPAK njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Allës, ndërkohë që ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Po ashtu kryebashkiaku tha për videon se ishte montazh, ndërsa shtoi se kishte dijeni për të një vit më parë.

Në një tjetër reagim Alla tha se do të depozitonte një padi ndaj ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, për akuzat e këtij të fundit për videon në fjalë.

Kryebashkiaku Alla reagon pas publikimit të videos: Është montazh, PD po bën shantazh

Reagon sërish Alla: Do ngre padi ndaj ish-deputetit të PD, kam qenë në dijeni të materialit prej një viti  

Të fundit