Flash News

KRYESORE

Reagon sërish Alla: Do ngre padi ndaj ish-deputetit të PD, kam qenë në dijeni të materialit prej një viti  

Kreu i bashkisë së Bulqizës ka reaguar sërish pas publikimit të një video nga tv abc dhe që sipas PD bëhet fjalë për atë, Lefter Allajn.

Në pamje, sipas PD, Alla shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike kokainë, por kryebashkiaku i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Sot, reagon sërish dhe thotë se është nisur drejt Tiranës për të paditur ish deputetin e PD, Ervin Salianji.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare”, thotë Alla, i cili shton se ka qenë në dijeni prej një viti të materialit, që ai insiston se është një video-montazh.

“Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, përfundon kryebashkiaku i PS.

Të fundit