Flash News

KRYESORE

U infektua me COVID, humb jetën ish-volejbollistja shkodrane

U infektua me COVID, humb jetën ish-volejbollistja shkodrane

Ndër 4 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit për shkak të pandemisë së COVID-19 ishte edhe një 57-vjeçare nga Shkodra. Mësohet se, shkodrania që ndërroi jetë është Gonxhe Rexhepi, ish-volejbolliste e Vllaznisë.

Pasi u konstatua se ishte e infektuar me Covid dhe gjendja u rëndua, Rexhepi u transportua në Spitalin e Infektivit, por pavarësisht punës së mjekëve nuk arriti të mbijetonte.

Kujtojmë se, vijon të jetë e rënduar situata për shkak të pandemisë në Shqipëri, ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima dhe 176 të infektuar. Situata emergjente dhe shtimi i pacientëve të infektuar ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të rihap spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”. Ajo çka e bënë edhe më shqetësuese këtë situatë sipas Ministrisë, është shtimi i të infektuarve me Covid në moshë të re.

Të fundit