Flash News

KRYESORE

U kritikua për abuzimin e Spiropalit në Kavajë, Endri Fuga sulmon ‘Politikon’ dhe aktivistët

Endri Fuga, këshilltar për mediat i kryeministrit Edi Rama, nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e shumë gazetarëve dhe aktivistëve për idenë e tij për të ekspozuar nëpërmjet Elisa Spiropalit, ministre për Parlamentin, familjen e vajzës së abuzuar në Kavajë.

Ashtu siç bën prej kohësh kryeministri Rama, edhe Fuga është përpjekur të bëjë mediat përgjegjëse për këtë skandal të Qeverisë. Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, ai ka sulmuar Politiko.al dhe aktivistët që kanë reaguar kundër publikimit të identitetit të familjarëve të vajzës.

“Ju jeni pikërisht një nga ata që detyruat prindërit të reagonin gjatë vizitës së Elisa Spiropali në Kavajë. Në vend që të dëgjoni thirrjen e babait të vajzës, vazhdoni të bëni politikë me një ngjarje fatkeqe”, shkruan Fuga teksa publikon artikullin e ‘Politikos’ ku janë pasqyruar të gjitha reagimet.

Pavarësisht këtij manipulimi të radhës, Endri Fuga nuk është në gjendje të gjejë as edhe një artikull në Politiko.al, përgjatë këtyre ditëve, ku cenohet privatësia e vajzës dhe e familjarëve të saj. Përkundrazi, raportimi ka qenë profesional dhe shumë i kujdesshëm, ashtu siç kanë vepruar edhe shumë media të tjera sa i përket kësaj ngjarje.

“Furtunë” reagimesh nga gazetarë dhe aktivistë kundër videos së Spiropalit në Kavajë. Rama dhe Fuga mbrohen duke sulmuar mediat

Ngjarja e Kavajës, kërkesa për marshim në Tiranë dorëzohet në drejtorinë e policisë

Të fundit