Flash News

KRYESORE

“U larguat nga mbledhja kur ju pyeta”, ish-kryetarja e Komisionit të Medias-Shahinit: Premtuat pyetje në përputhje me programin

“U larguat nga mbledhja kur ju pyeta”, ish-kryetarja e Komisionit

Ish-kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, Fatjona Dhimitri ka hedhur akuza ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini për paaftësi në menaxhimin e sistemit arsimor, nisur nga protestat e maturantëve që po organizohen jo vetëm në Tiranë prej dy ditësh.

Sipas Dhimitrit, në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik, i ka kërkuar disa herë shpjegime ministres lidhur me administrimin e procedurës se provimeve në këtë kohë pandemie, por ajo u largua nga mbledhja.

Znj. Besa Shahini,

Nuk ka katalizator me te fuqishem apo nxites  te jashtem sic e quani ju ne dialektiken tuaj qe i revolton maturantet sesa paaftesia  ne menaxhimin  e sistemit arsimor!

Nuk u ndalka kalvari i deshtimeve tuaja. Se fundi i mbivendoset edhe keqadministrimi i matures shteterore...

Znj. Ministre,  ne Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve per Informim Publik, per te disaten here ju kerkova me insistim shpjegime lidhur me administrimin e procedurës se provimeve me te rendesishme ne kete kohe pandemie.

A ju kujtohet qe u larguat nga mbledhja, pasi  niveli i pergjegjesise qe buronte nga  pyetjet e maturanteve nuk perputhej me logjiken e mendimit tuaj?!

Sigurisht qe jeni shume e qete dhe po kërkoni organizatoret e protestes,

Pasi keni  " shkelqyer" ne menaxhimin e provimeve ne kohe normale dhe " trimfuat"  serish me goditjen e rradhes ndaj te rinjve qe me padurim presin te çelin dyert e universiteteve.  

A nuk ishit ju qe pohuat se provimet nuk do te sekretohen?!

TEZAT QARKULLUAN DORE ME DORE, U KOPJUA

A nuk ishit ju qe premtuat " pyetje  ne perputhje me programin" ?!

Si keni guxim tu thoni sot maturanteve qe nuk do te kete rivleresim te tezes?!

Ndermjet maturanteve te cilet protestojne per veshtiresine e cilesine e tezes dhe  justifikimit  tuaj ndaj cdo gabimi te papranuar zgjedhim te mbeshtesim maturantet dhe mbrojtjen e kauzes se tyre te drejte per testim njohurish te bazuara ne programin arsimor!”, shkruan Dhimitri në mbështetje të protestës së maturantëve.

Lexo edhe: Maturantët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit, sot përshkallëzohet edhe në Fier

Të fundit