Flash News

KRYESORE

“U mblodhën në korridoret e errëta të Parlamentit”, dalin emrat e kolegëve që Saimir Tahiri i akuzoi për bllokimin e ligjit për lojrat e fatit

“U mblodhën në korridoret e errëta të

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri solli sot në vëmendje bllokimin e ligjit për lojrat e fatit. Tahiri tha se kur u mbyllën këto lojra, u akuzua ai dhe kryeministri, por pas një takimi në “korridoret e errëta të Parlamentit”, deputetët vendosën të mbajnë peng këtë ligj.

“Për t’iu dhënë vetëm një shembull tjetër: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit, prap u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me rradhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prap kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva. Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit”, tha Tahiri.

Kolegët që Tahiri akuzon janë Ervin Bushati (PS), Ervin Koçi (PS), Blerina Gjylameti (PS), Luan Duzha (PS), Ylli Shehu (LSI) dhe Tahir Muhedini (PDIU).

Akuza e Tahirit, Meta pyetet gjatë intervistës: Nuk dua ta përsëris... Më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë

‘Zëri i Amerikës’ godet kryeministrin: Edi Rama, mbrojtës i flaktë i Saimir Tahirit; tani në mes qëndron vetëm Gjykata

Ky është artikulli që Saimir Tahiri e denoncoi si të paguar për ta sulmuar; ‘The Economist’ lavdëroi Erion Veliajn

Të fundit