Flash News

KRYESORE

U shtrua në spital me COVID-19, flet kryeministri i Britanisë: Jam mirë, po bëj disa teste rutinë

U shtrua në spital me COVID-19, flet kryeministri i Britanisë: Jam

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson u shtrua mbrëmë në një spital në Londër, pasi simptomat e koronavirusit vijonin të ishin prezente tek ai edhe pas 10 ditësh. Shumë spekulime kanë qarkulluar në mediat ndërkombëtare gjatë të hënës, duke thënë madje se Johnson ishte në oksigjen. Megjithatë, 55-vjeçari bëri një reagim në rrjetet sociale për t`i dhënë fund spekulimeve. Ai shkruan se ndodhet në gjendje të mirë dhe po vijon punën me ekipin e tij.

“Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende po përjetoj simptoma të koronavirusit. Unë jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe mbaj kontakte me ekipin tim, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t'i mbajtur të gjithë të sigurt. Dua t`u them faleminderit gjithë stafit të shkëlqyer mjekësor që është duke u kujdesur për mua dhe të tjetër në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë. Qëndroni të sigurit për të gjithë, dhe ju lutem mos harroni të qëndroni në shtëpi për të mbrojtur shëndetin dhe për të shpëtuar jetë”, shkruan Johnson.

Kujtojmë se kryeministri i Britanisë u infektuar nga koronavirusi rreth dhjetë ditë më parë. Ai u vetëizolua në shtëpi, nga ku vijoi punën me stafin e tij. Megjithatë duket se simptomat e virusit ende nuk i janë larguar, ndaj është dashur të shkojë në spital. Britania është aktualisht një nga vendet më të prekura në Europë nga koronavirusi.

Të fundit