Flash News

KRYESORE

U vra në hyrje të shtëpisë, dibranët shpallin “Qytetar Nderi” ish-shefin e policisë Artan Cuku

U vra në hyrje të shtëpisë, dibranët shpallin

Një vit më parë, ish-shefi i policisë Artan Cuku u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet.

Këshilli Bashkiak i Dibrës i ka dhënë titullin ‘Qytetar i Nderit’ Cukut, i cili ishte me origjinë nga Lura e Dibrës. Në nder të tij është botuar edhe një libër.

Kujtojmë që pas hetimeve policore, autori i vrasjes u identifikua si Mikel Shallari, ra prangat e policisë.

Artan Cuku ka ushtruar detyrën drejtorit të policisë së Vlorës në vitet 2012-2013, por edhe detyrën e nëndrejtorit të policisë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Të fundit