All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

'Urdhër skandaloz!'/ PD: Edi Rama mban lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve

All - Paragraf - 1

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka publikuar në Facebook një dokument nga drejtoria vendore e policisë në Shkodrër.

All - Paragraf - 3

Në këtë dokument theksohet se punonjësit e policisë në Shkodër duhet të kontribuojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës, me një shumë të caktuar.

“Urdhër skandaloz!!

Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve.

Aktet duhet të anullohen me urgjencë!

Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë sic i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre.”, shkruan Vokshi duke bashkangjitur dokumentin.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit është tërhequr sot nga vendimi për t’u mbajtur gjysmën e rrogës mësuesve si ‘ndihmë vullnetare’ për dëmet e tërmetit të javës së shkuar. Pas lajmit të djeshëm të Politiko për këtë problem, një burim i Politiko.al thotë se mesuesit kane marre nje njoftim te dyte sot ku njoftohen se ‘rroga e muajit do te merret e plote’.

‘Shpëtojnë’ mësuesit: Qeveria tërhiqet nga plani për t’u marrë gjysmën e rrogës për ‘Solidaritetin’

Të fundit