Flash News

KRYESORE

Ursula von der Leyen prezanton komisionerët e zgjerimit në BE, Pollo: Uroj që Shqipëria të përfitojë nga kjo qasje e re

Ursula von der Leyen prezanton komisionerët e zgjerimit në BE, Pollo:

Presidentja e nominuar e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka prezantuar sot komisionerët e saj të zgjerimit të BE. Ish deputeti i PD, Genc Pollo në një status në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh urimi dhe shkruan se Shqipëria do të përfitonte shumë nga kjo qasje e re për zgjerimin e BE me Ballkanin Perëndimor.

“Presidentja e nominuar e Komisionit Europian Ursula von der Leyen prezantoi sot komisionerët e saj përfshi edhe Komisionerin për Zgjerimin László Trócsányi. Duke i uruar me gjithë zemër një mandat pesëvjeçar të suksesshëm shpresoj shumë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të avancojë me realizëm e me një rol proaktiv të Komisionit për sfidat e shtetit ligjor duke marrë parasysh edhe përvojën e problemet e viteve të fundit. Shqipëria do të përfitonte shumë nga kjo qasje e re”, shkruan Pollo.

Të fundit