Flash News

KRYESORE

Ursula Von der Leyen zgjidhet presidente e KE. Pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Parlamenti Evropian ka zgjedhur me 383 vota Ursula Von der Leyen në postin e Presidentes së Komisionit Evropian. Sipas të dhënave paraprake, në favor të saj kanë votuar dhe pjesë të socialistëve evropianë. Në fjalimin e saj para votimit, Ursula Von der Leyen u shpreh para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë Unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes mori 383 vota për postin e ri në krye të Komisionit Evropian kur nevojiteshin 374. Ajo do të zëvendësojë në këtë post Jean Claude Juncker.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve i dërgoi një letër kandidates von der Leyen duke theksuar se nëse deshironte votën, duhet të mbështeste agjendën e tyre në Parlament.

Ne një prej pikave, mbështetjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes u përgjigj po me një letër duke thënë se Maqedonia e Veriut ‘është një shembull i shkëlqyer arritjesh pozitive”, dhe shprehu mbështetjen pavarësisht kundërshtimeve të disa vendeve të BE dhe liderëve të tyre.

 

Të fundit