Flash News

KRYESORE

Ushtarët serbë në territorin e Kosovës, reagon Hoti: Do të veprohet sipas Kushtetutës

Ushtarët serbë në territorin e Kosovës, reagon Hoti: Do

Prej ditës së djeshme, në rrjetet sociale qarkullon një video ku pretendohet se pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë kanë hyrë në fshatin Karaçevë, të Kamenicës, që ndodhet në afërsi të zonës kufitare me Serbinë

Në një përgjigje me shkrim të Zyrës për informim të Policisë së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se njësitet policore në Karaçevë, nuk kanë hasur ndonjë njësi apo siç është thënë për ushtri të Serbisë.

"Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, bën të ditur po ashtu se është njoftuar edhe KFOR-i, lidhur me këtë rast, pasi mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i.

Reagon Hoti: Do të veprohet sipas Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se organet përgjegjëse janë duke hartuar një raport lidhur me me këtë ngjarje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti tha se banorët nuk do të mbeten pa mbrojtjen e institucioneve të Kosovës.

"Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend", ka shkruar Hoti.

Të fundit