Flash News

KRYESORE

Ushtria e Kosovës, Lorik Cana: Garanton paqe dhe siguri në rajon

Ushtria e Kosovës, Lorik Cana: Garanton paqe dhe siguri në rajon

Urimeve për krijimin e Ushtrisë së Kosovës u është bashkuar edhe ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana.

35-vjeçari e konsideron aktin e institucioneve kosovare si të drejtë, duke argumentuar se ushtria do do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në rajon, por gjithashtu me funksionin e saj, ushtria  do të jetë një shenjë garancie e paqes në të gjithë  Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Urime krijimit te Ushtrise se Kosoves, nje e drejte e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Kosove, rajon dhe me gjere. Kjo ushtri gjithashtu do ti kontribon edhe ruajtjes paqes dhe sigurise ne vende te ndryshme te rajonit dhe botes duke qene ne nje te ardhme te shpejte si pjese e NATO-s”, shkruan Cana.

Krijimi i ushtrisë ishte një gjest i institucioneve të Kosovës, pa miratimin e NATO-s, e cila ka paralajmëruar se do të rishohë në këtë vend.

Zv/sekretarja e NATO-s kundërshton nga Tirana ushtrinë e Kosovës, Bushati hesht në konferencë

Të fundit