Flash News

KRYESORE

Vangjush Dako e Tom Doshi kurrë vizë për në SHBA, PD: Të shpallet non-grata edhe Edi Rama

Vangjush Dako e Tom Doshi kurrë vizë për në SHBA, PD:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në Facebook për postimin e sotëm të ambasadës amerikane që theksoi se qeveria e SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën, duke sjellë në vëmendje ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, deputetin Tom Doshi dhe ish kryebashkiakun e PS në Durrës, Vangush Dako.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi falenderon SHBA dhe thekson se tani është radha e Edi Ramës që të shpallet non-grata.

“Tani është koha që shqiptarët të shpallin non grata Edi Ramën!

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për betejën e përbashkët për pastrimin e politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Qeverisja e mirë dhe e ndershme, në shërbim të njerëzve të zakonshëm, është vlerë amerikane dhe evropiane”-shkruan Bardhi

Zyrtarët e korruptuar kurrë vizë për SHBA, ambasada: Janë 14 raste nga Shqipëria, kush e ka radhën pas Llallës, Doshit dhe Dakos

Të fundit