Flash News

KRYESORE

Vazhdon debati për projektligjin e Akademisë së Shkencave, Fatjona Dhimitri thirrje politikanëve: Mos dilni mbi shkencën

Vazhdon debati për projektligjin e Akademisë së Shkencave,

Ditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Medias, ku u miratua projektligji i Akademisë së Shkencave. Kjo mbledhje u shoqërua me debate të ashpra.

Kryetarja e Komisionit, Fatjona Dhimitri u largua nga mbledhja në shenjë proteste me argumentin se në variantin përfundimtar të projektligjit nuk janë reflektuar propozimet e disa akademikëve.

Sot, në një dalje për mediat Dhimitri u bën thirrje të gjithë ligjvënësve që të reflektojnë mbi projektligjin, me sugjerimin për rregullimin juridik të akademisë, me argumentin se politika nuk mund të definojë shkencën.

Dhimitri theksoi se ky projektligj nuk sjell asnjë ndryshim në krahasim me ligjin ekzistues dhe nuk reformon akademinë e Shkencave.

“Ky prokttligj nuk sjell asnjë ndryshim në krahasim me ligjin ekzistues dhe nuk reformon akademinë e Shkencave.

Sikurse ka propozuar zv.ministri Redi Shtino gjykoj që të mbarojë puna me projektligjin e kërkimit shkencor në përpunim e sipër dhe aty të inkuadrohet edhe  modelimi i akademisë së shkencave.Kështu ne do të kemi pamjen e përgjithshme e pastaj pamjet e detajet. Duke mos pasur një ligj specific për akademinë e Shkencave ne krijojmë mundësi që informacioni të jetë fleksibël për ndryshimet e kohës.

Për analogjinë ne nuk kemi ligj për çdo universitet të veçantë  por kemi një kuadër ligjor për akademinë e veçantë. Kështu propozoj të inkuadrohet kuadri juridik për akademinë e shkencave, tek një ligj kuadër për kërkimin shkencor pa pasur nevojë për një ligj të veçantë në akademinë e shkencave.

Nisur nga argumentat e mësipërme, i drejtohem kryeminsitrit, krerëve të grupëve parlametare me sugjerimin për rregullimin juridik të akademisë, por për ta interguar në ligjin për kërkim shkencor që më pas të kalojë në kuvend. Kjo thirrje vjen pasi politika nuk mund të definojë shkencën, politikani s’mund të

prodhojë objektivitet si vlerë të shkencës, sikurse pasioni nuk udhëheq arsyen.”-u shpreh Dhimitri.

 

 

 

 

 

Të fundit