Flash News

KRYESORE

Veliaj manipulon hapur/ Dy aktorët i përgënjeshtruan deklaratat, kryebashkiaku i rendit pro shembjes së teatrit

Erion Veliaj ishte i pari i cili reagoi pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar. Në reagimin e tij, Veliaj shprehej, ndër të tjerash, se ishte i zhgënjyer nga vendimi i Presidentit teksa paralajmëronte se në shtator mazhroanca do ta rivotojë sërish ligjin.

Krahas tekstit, Veliaj e shoqëronte reagimin e tij edhe me foto të projektit të Teatrit të ri si dhe deklaratat e disa prej aktorëve të cilët shprehen pro teatrit të ri.

Por në listën e aktorëve, Veliaj ka përfshirë edhe Enver Petrovcin si dhe Elia Zaharinë. Por të dy këta aktorë kanë deklaruar se janë kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit.

Në një prononcim të pak javëve me parë, Petrovci e mohoi se ai ‘mbështet shembjen e teatrit kombëtar aktual’. Po këtu edhe Zaharia, e cila fillimisht rezultoi se kishte firmosur një peticion pro tha se ajo ‘nuk kishte firmosur për shembjen e teatrit por thjeshtë mbështeti deklaratën e Artan Imamit’.

Por pavarësisht përgënjeshtrimit të bërë nga vetë dy aktorët, Veliaj i ka përfshirë ata sërish tek lista e aktorëve që mbështesin projektin e tij. Duket se braktisja nga aktorët, numri i të cilëve u vu re edhe në peticionin e fundit që i drejtuan Metës, e ka detyruar kryebashkiakun që të rreshtojë pro idesë së tij edhe ata të cilët janë shprehur kundër. /Politiko.al

Postimet e Veliajt

 

Të fundit