Flash News

KRYESORE

Vëllai i Admir Muratajt paralajmëron bashkëpunëtorët e grabitjes: Do t’ju gjej, organizatori nuk vritet

Vëllai i Admir Muratajt paralajmëron bashkëpunëtorët e

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Muratajt ka folur për mediat, pas identifikimit të tij në Morgun e Tiranës.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, i vëllai tha se nuk komunikonte me Admirin prej dy vitesh dhe dyshon se ai është përdorur në këtë grabitje.

Intervista:

Kur keni komunikuar për herë të fundit me Admirin?

Dy vjet më parë. Admiri ishte në kërkim.

Keni deklaruar se Admiri është përdorur në këtë grabitje, keni dyshime?

Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia do ta gjejmë me mënyrat tona.

A i njihni ju shokët e Admirit, me kë shoqërohej dhe kush mund të jenë bashkëpunëtorët e tij në grabitjen e djeshme?

Deri tani nuk e dimë, por do t’i gjejmë kush janë ata shokë. Ata që e kanë lënë rrugë, ndërsa e akuzojnë si organizator.

Si do t’i gjeni?

Do na ndihmojë policia, do interesohemi. E shohim sa organizator ishte Admiri, ishte vegël.

E kanë tradhtuar shokët po thoni?

Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. U përdor me 1 milion përqind.

Është vrarë nga policia apo nga shokët?

Nuk e dimë akoma.

Të fundit