Flash News

KRYESORE

Vendimi i Francës për negociatat, reagon ashpër raportuesja për Kosovën: Macron, zgjohu!

Vendimi i Francës për negociatat, reagon ashpër raportuesja

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, përmes një shënimi në Facebook ka reaguar ashpër për vendimin negative të Francës ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë maturim politik dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve i kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund celjen e negocjatavë të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Fatjon.

Eurodeputetja Tanja Fajon, ka fituar një tjetër mandat në zgjedhjet e PE-së, duke siguruar kështu mandatin 5-vjeçar.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kancelaren Merkel, kreu i shtetit francez tha se parësore në BE është reformimi, e pastaj zgjerimi.

Merkel nuk ia del që ta bindë, Macron: Në fillimi reformimi i BE-së, pastaj negociatat

Të fundit