Flash News

KRYESORE

“Vendimi për mua është marrë 8 muaj më parë”, KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rovena Gashi

“Vendimi për mua është marrë 8 muaj më

Prokurorja Rovena Gashi nuk ka mundur të kalojë vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifimit ka dhënë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores. Në sallë mungonte Gashi por dhe përfaqësuesi i saj ligjor.

Kujtojmë që dhe në seancën e kaluar Gashi refuzoi të merrte pjesë në seancën e vetting-ut. Rovena Gashi pretendoi se KPK e ka marrë vendimin 8 muaj më parë dhe se ajo do të pranojë të paraqitet vetëm përpara një gjykate ku do të dëgjohen dhe do të pranohen provat që do të paraqesë.

Gashi më herët është pezulluar nga detyra si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme për shkak se po hetohet për fshehje të pasurisë.

Të fundit