Flash News

KRYESORE

'Venecia' i dha të drejtë Metës, reagon Bardhi: Vulosi regjimin në ikje të Ramës

'Venecia' i dha të drejtë Metës, reagon Bardhi: Vulosi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias për Gjykatën Kushtetuese. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se vendimi vulosi regjimin në ikje të Edi Ramës, i cili tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Përshëndes vendimon e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE.

Të fundit