Flash News

KRYESORE

Video/ Deputeti i PS gafë skandaloze në ‘Opinion’: Italia nuk është pjesë e Bashkimit Evropian

Video/ Deputeti i PS gafë skandaloze në ‘Opinion’: Italia

Fate Velaj është deputet i Partisë Socialiste, e njëjta parti që po akuzon prej javësh kundërshtarët politikë se janë kundër Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit të Shqipërisë. Por deputetët e PS-së mesa duket kanë probleme të theksuara sa i përket informacioneve për BE-në dhe për fqinjët tanë.

Gjatë debatit në ‘Opinion’, deputeti Velaj deklaroi se Italia është nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Socialisti e lëshoi gafën gjatë debatit që po zhvillonte në studio me deputetin e opozitës, Dashamir Shehi.

Shehi e konsideroi të turpshëm faktin që Fatmir Xhafaj takohet me homologët e Holandës dhe Belgjikës ku u premton luftë kundër krimit, ndërkohë që vëllai i tij i fshihej dënimit me burg për trafik droge.

“Si do ulet ky (Xhafaj)me ministrin e Italisë, se me Italinë e kemi punën e drogës ne...”, tha Xhafaj, ndërkohë që Velaj iu përgjigj: “Po pse, meqë Italia është jashtë BE-së, ata (Belgjika dhe Holanda) nuk kanë solidaritet me njëri-tjetrin?”

Fate Velaj, i cili ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama, duhet të mësojë se Italia është një nga gjashtë shtetet që themeluan Bashkimin Evropian. Për 25 vite, Roma është avokatja kryesore e vendit tonë në procesin integrues.

Debati

Fate Velaj: Pse nuk i thanë (holandezët) Ramës mos na e sill këtë sepse ky është i tillë? Mund ta kishin bojkotuar takimin ata.

Dashamir Shehi: Jo vetëm holandezi, edhe belgu do e presi nesër nëse është në protokoll që do të vijë një ministër.

Velaj: Ti mendon se nuk kanë inteligjencë ata njerëz?

Shehi: Lëre tani se keni gjet një përrallë ju, i hidhni nga një batanije ndërkombëtari çdo zullumi.

Velaj: Ore, përse e thirrën ata?

Shehi: Ai të pret dhe sa të mbyllni derën të thotë: doli një vagabond nga Shqipëria, nga ata që na sjellin drogën.

Velaj: Do të them diçka...

Shehi: Si do të ulet ky (Xhafaj) me ministrin e Italisë, se me ata e kemi punën ne, për drogën, për skafe...

Velaj: Po pse, meqë Italia është jashtë BE-së, ata (Belgjika dhe Holanda) nuk kanë solidaritet me njëri-tjetrin?

Shehi: Si do ulet? Kaq më thuaj mua ti. Nuk të vjen pak zor dhe ty? Je shqiptar dhe ti. Si do të ulet ai?

Velaj: Po ja ore, u ul ai, nuk e pe në televizor duke firmosur?

“Ministri i hipi avionit për të luftuar krimin, i vëllai i hipi avionit për t’u dorëzuar në burg”

Të fundit