Flash News

KRYESORE

Video/ Gafa e ish-sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Arsimit; nuk njeh ligjin e hartuar prej tij

Video/ Gafa e ish-sekretarit të Përgjithshëm të

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ shfaqi paqartësi për asamblenë e pedagogëve, që u mblodh të shtunën, e cila nder te tjera kërkoi shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Ndreca, pyeti pedagogët Dhurata Shehri dhe Arlind Qorri, se cili organ vendimmarrës, vendosi kushtet ndaj qeverisë; asambleja e universitetit, fakultetit apo qytetit.

Ka asamble të personelit në rang universitetar, në rang qyteti dhe fakulteti, Këto janë dy organizimet me bazë të gjerë”, deklaroi Ndreca.

Pedagogët kundërshtuan Ndrecën, duke i kujtuar se nuk e njeh mirë ligjin e hartuar prej tij, pasi nuk ekziston asambleja e universiteti, por e fakultetit. “Po ta lexoni ligjin edhe një herë, ndoshta e keni harruar ligjin, nuk bëhet fjalë për asamble të universitetit, por për asamble të fakultetit. Prandaj e kemi quajtur asamble të fakulteteve”, sqaroi pedagogia Shehri.

Asambleja e pedagogeve i la kohe qeverise deri me daten 1 shkurt qe te plotesoje kerkesat e tyre, perndryshe levizja e tyre do te pershkallezohet duke u ngujuar se bashku me studentet ne ambientet e universiteteve.

Video/ Shkon për të folur për universitetin, këshilltari i Ramës del blof përpara pedagogëve dhe studentëve

Përplasja te ‘Drejtësia’, gazetari Skëndaj: Studentët e dinë që aty është fortesa e fundit

https://www.youtube.com/watch?v=A3wjyw2UDE8

Të fundit