Flash News

KRYESORE

Video/ Jo vetëm buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, Cakaj dhe Daçiç përplasen sërish gjatë takimit

Video/ Jo vetëm buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, Cakaj dhe

Në videon e publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë është filmuar momenti kur ministri në detyrë, Gent Cakaj përshëndetet dhe shtrëngon duart me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç.

Por ndonëse në këtë video duket sikur ka ‘paqe’ midis dy zyrtarëve, jo çdo gjë ka shkuar kaq mirë gjatë ministerialit të Varshavës. Sipas ‘Vizion Plus’, Cakaj dhe Daçiç janë përplasur gjatë takimit të ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe disa homologëve të BE-së, e shkak është bërë Kosova.

Daçiç ka ritheksuar se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, por e konsideron pjesë të saj, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, nuk duhet të ishte ftuar në takim.

Pas Daçiçit, fjalën e ka marrë Cakaj dhe ka replikuar me ministrin serb, i cili po largohej nga salla.

“E di që po më dëgjon prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij unë kam 28 vjet refugjatë”, raportohet të jetë shprehur Cakaj.

Pas kësaj deklarate të Cakajt, Daçiç u rikthye në tavolinë dhe kërkoi të merrte sërish fjalën, por nuk u lejua nga drejtuesi Ministerialit.

Të fundit