Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VIDEO-LIVE/ Tensionohet situata te Parlamenti, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Duke folur nga selia e Partisë Demokratike, ku njoftoi mbylljen e protestës, Lulzim Basha nuk la pa përmendur edhe faktorin ndërkombëtar. Kreu i opozitës, iu kërkoi miqve të huaj të mos degjojnë më zërin e autokratit Rama por të popullit. “Nuk ka stabilitet pa demokraci, nuk ka stabilitet pa drejtësi”, iu tha Basha ndërkombëtarëve para selisë së PD.
______________________________________________________________________________
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Normal është i pari personalitet ndërkombëtar që ka reaguar deri tani për protestën e opozitës. Në një status në ‘Twitter’, ai shkruan se tubimi është mundësi e mirë për të ushtruar të drejtën për të protestuar, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.
“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, deklaron ai.
Situata pranë parlamentit vijon të jetë e tensionuar, aq sa ka bërë që policia të përdor jo vetëm gaz lotsjellës por edhe ujë me presion. Për të larguar protestuesit, uniformat blu po përdorin edhe pozicione strategjike, siç është gazi hedhja e gazit lotsjellës nga qendra ‘Toptani’, duke i 'futur qytetaret ne kurth'.
______________________________________________________________________________
Pas përdorimit të gazit lotsjellës, policia ka hedhur edhe ujë me presion ndaj protestuesve të Parlamenti. Autobotet me ujë janë zhvendosur me shpejtësi nga Kryeministria për te Parlamenti, ku edhe janë përdorur ndaj qytetarëve.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Është tensionuar situata përpara Parlamentit, aty ku policia ka përdorur gazin lotsjellës ndaj protestuesve. Situata nuk paraqitej e rënduar, gjithsesi, policia ka vendosur të përdorë gazin e dëmshëm për qytetarët.
Siç shihet edhe nga këto pamje, një prej qytetarëve është shtrirë në tokë për shkak të bllokimit nga gazi. Protestues të tjerë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke e rikthyer në normalitet.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pas rrethimit të Kryeministrisë, Basha dhe Kryemadhi kanë udhëhequr protestuesit për te godina e Parlamentit. Me thirrjen "Parlamenti i krimit", qytetarët kanë kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Protestuesit vijojnë të qëndrojnë te Parlamenti, ndërkohë që nuk ka informacione se si do të vijojë protesta.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar për protestën e opozitës në Tiranë. Associated Press, Washington Post dhe Abc News shkruajnë për kërkesën e mijëra shqiptarëve për dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Këshilltari ekonomik i CDU-së gjermane, Martin Henze i është bashkuar protestës së opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ai është fotografuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë kohës që qëndronin në mes të protestës.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Siç shihet edhe nga kjo foto, qytetarët kanë rrethuar sot godinën e Kryeministrisë, si përgjigje ndaj Edi Ramës se nuk mund të hyjë më në "strehën e krimit". Në foton e publikuar nga 'A2', shihet edhe një protestues i gjakosur, por informacione nga incidenti nuk bëhen të ditura. Deri më tani nuk raportohet për përplasje të protestuesve me policinë, por vetëm hedhje e shashkave dhe tymueseve përpara godinës.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Me një vendim të paparalajmëruar më parë, opozita i ka bërë thirrje protestuesve që të bëjnë një marshim për rrethimin e Kryeministrisë. Ky skenar nuk ishte lajmëruar më herët, por ish-deputeti Flamur Noka mori fjalën në podium dhe i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkoheshin në marshim.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Protesta e opozitës së bashkuar ka bërë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën, të ndërpresë vizitën e tij zyrtare në Azerbajxhan. Burime të Politiko.al pranë Presidencës bëjnë me dije se Meta është kthyer mbrëmë në darkë nga Azerbajxhani ku ndodhej për vizitë zyrtare. Sipas agjendës zyrtare planifikohej që presidenti Meta të vinte sonte në darkë ndërkohë që ka mbërritur në Tiranë mbrëmë në darkë.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i pari që hipi në podiumin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. "Rama ik", u shpreh Noka, duke theksuar se ky është vullneti i qytetarëve.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet aktualisht në mes të turmës që po proteston përpara Kryeministrisë. Gjatë ecjes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në krah të Bashës qëndronte Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdarit. Ai ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të qëndrimit të kundërt që ka mbajtur me motrën e tij, deputeten Rudina Hajdari, sa i përket djeges së mandateve.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Monika Kryemadhi bashkë me ish-deputetët e LSI-së dhe mbështetësit e kësaj partie janë nisur nga selia e LSI për t`ju bashkuar protestës përpara kryeministrisë. Kryemadhi u shpreh për Ramën duke thënë se kryeministri i Shqipërisë po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme e madje edhe për kandidatin për kryeministër të qeverisë tranzitore.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ka nisur protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, ndërkohë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë dalë nga selitë për t'ju bashkuar qytetarëve.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndryshe nga katër protestat e kaluara, Partia Demokratike ka kërkuar leje për 48 orë për zhvillim proteste. Por policia ka refuzuar kërkesën e opozitës duke paralajmëruar Partinë Demokratike se kanë afat deri në mesnatë në orën 24:00. Pas kësaj ore, policia kërkon nga PD që të mbyllin protestën.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndërkohë që protesta e opozitës ka nisur përpara Kryeministrisë, Edi Rama është shfaqur ‘live’ në profilin e tij në ‘Facebook’. Ai ndodhet në qytetin e Beratit ku po zhvillon takim me operatorët turistik.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Protestuesit e parë kanë nisur të grumbullohen përpara Kryeministrisë në kryeqytet. Protesta është planifikuar të nisë në orën 11:00, ndërkohë që efektivët e policisë ndodhen aty prej orësh. Policia dhe Garda kanë shtuar kamerat në bulevard, si dhe kanë lyer me graso shtyllat e ndriçimit.
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/video-1552730513.mp4"][/video]

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndodhen aktualisht në selitë e tyre. Ata presin orën 11:00 për t'u nisur drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', ku do u bashkohen qytetarëve protestues. 
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve raportohet nga degët e Partisë Demokratike në rrethe, se janë nisur për të marrë pjesë në protestën përpara Kryeministrisë në Tiranë. Raportohet se janë të paktën 60 mijë qytetarë nga qytete të ndryshme që po mbërrijnë në Tiranë, ku do i bashkohen protestës së orës 11:00.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pak orë përpara se të fillojë protesta e opozitës në Tiranë, Ambasada Amerikane u ka dërguar nga një mesazh qytetarëve të saj në vendin tonë.
Në mesazh kërkohet nga amerikanët që të tregojnë kujdes në katër zona të kryeqytetit: Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Zogu i Zi, Qyteti i Studentit dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’.
Ambasada thekson se kohëzgjatja e protestës është e panjohur dhe se protestuesit mund të shpërndahen në zona të tjera.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rreth 1800 policë kanë rrethuar Kryeministrinë dhe godinat e tjera shtetërore që ndodhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për shkak të protestës së planifikuar nga opozita. Efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë nga policitë e rretheve mësohet se ndodhen në gatishmëri në kryeqytet, në rast të ndonjë incidenti.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38