Flash News

KRYESORE

Video/ Nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus, Mali i Zi kthen qytetarët që vijnë nga Italia

Video/ Nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus, Mali i Zi kthen

Mali i Zi ka marrë masa të rrepta për udhëtarët që vijnë nga Italia.

Shumë udhëtarë nuk po lejohen të kalojnë në tokën malazeze si masë për parandalimin e Covid-19.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga politiko.al, udhëtarët kanë dalë nga makinat dhe qëndrojnë në pritje.

Theksojmë se Mali i Zi është një nga vendet që ende nuk ka shënuar asnjë rast me coronavirus.

Autoritetet shëndetësore malazeze njoftuan se kanë vendosur masa të rrepta parandaluese, të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura, si dhe ardhjen e udhëtarëve nga ato vende.

Kujtojmë se edhe në pikën kufitare të Muriqanit sot kanë nisur masa të rrepta për udhëtarët që vijnë nga Italia. Ata nuk janë lejuar të kalojnë në tokën shqiptare, madje nuk lejohen edhe ata që kanë destinacion daljen nga Shqipëria drejt shtetit italian.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-11-at-16.42.49.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-11-at-16.42.38.mp4"][/video]

Të fundit