Flash News

KRYESORE

Video/ Rama i nxjerr inatin gazetares dhe pas fikjes së kamerave: Të kesh turp!

Video/ Rama i nxjerr inatin gazetares dhe pas fikjes së kamerave: Të

Kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar me fjalët që i tha gazetares së Fax News, Ambrozia Meta, se bën propagandë, duke iu drejtuar me fjalë të tjera dhe pas fikjes së kamerave.

“A nuk ka në PS përfaqsues që nuk kanë kushërinj dhe vëllezër që nuk merren me trafik droge?”, kjo ishte pyetja e gazetares, referuar Xhafës dhe Tahirit, që irritoi Ramën.

Kryeministri iu drejtua po me pyetje, “Pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla se a do ishte i gatshëm ai që të jepte llogari për vëllain e tij”.

Por pasi fiku dritat dhe doli nga salla, Rama është rikthyer sërish në ambientet ku mbahej konferenca. Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas bëjnë me dije se kryeministri i thirri gazetares duke iu drejtuar me fjalët “Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtp”.

“Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje”, mësohet se i është përgjigjur gazetarja.

Të fundit