VIDEO/ Shkrumbimi i 20 ha pyjeve në Seman, aksionit të zjarrfikëses i bashkohet edhe ushtria

Vijon prej disa ditësh zjarri në pyllin e Semanit, ndërsa bëhet me dije se deri tani janë shkrumbuar rreth rreth 20 hektarë pyll. Mësohet se, bimësia e djegur janë pisha të reja dhe se fatmirësisht nuk është prekur kurora e pyllit.

Ndërkaq, në ndihmë të zjarrëfikësve të Fierit ka shkuar edhe ushtria. Rreth 40 forca të ushtrisë iu janë bashkuar zjarrëfikseve pas apelit të bërë disa herë për marrjen e masave, pasi situata me vatrat e zjarrit ishte tepër e vështirë për t’u kontrolluar.

Zjarri i  madh që ka përfshirë pyllin e Semanit vijon prej ditësh. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij, mirëpo dëmet që i ka shkaktuar ekosistemit janë kolosale.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme: