Flash News

KRYESORE

Video/ Spiropali nuk pranon gabimin: Familjarët e vajzës m’u lutën

Video/ Spiropali nuk pranon gabimin: Familjarët e vajzës m’u

Pa asnjë reflektim dhe pa pranuar gabimin e rëndë, ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar një video të gjatë ku justifikohet për publikimin e identitetit të familjarëve të vajzës së abuzuar në Kavajë.

Në tekstin e gjatë që lexon, Spiropali pretendon se ka qenë gjyshi i vajzës që e ka telefonuar për t’i shkuar në shtëpi, ndërsa tregon edhe lutjet e familjarëve që vajza të lihet të qetë.

“Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e terrorit politik e mediatik, por qëndroi me një dinjitet emancipues për t'u marrë shembull”, shkruan ministrja mbi video.

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë kanë reaguar ashpër ndaj videos së Spiropalit, e cila publikoi identitetin e familjes së vajzës, që ishte ruajtur me kujdes nga mediat dhe autoritetet.

Blendi Salaj replikon me Endri Fugën: Vizita e Spiropalit identifikoi familjen e vajzës në Kavajë

Për shumë ndiqni videon:

Të fundit