Flash News

KRYESORE

Video/ Studentja-Ramës në takim: Vijojmë bojkotin derisa të rrëzosh ligjin dhe të plotësosh kërkesat

Video/ Studentja-Ramës në takim: Vijojmë bojkotin derisa të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa dekanë dhe një grup studentësh për të prezantuar projektin për kampusin e ri universitar në Tiranë. Por një prej studentëve ka dalë nga “skenari” dhe ka paralajmëruar kryeministrin se bojkoti nuk do të përfundojë derisa të rrëzohet ligji i arsimit të lartë dhe të pranohen kërkesat e studentëve.

“Dua t’ju lajmëroj në javët në vazhdim se studentët do të vazhdojnë bojkotin. Mos flisni për ligjin e arsimit të lartë pasi “Pakti për Universitetin” nuk është pranuar. Derisa të rrëzohet ligji, derisa të plotësohen kërkesat ne na ke në bojkot”, dëgjohet studentja teksa i drejtohet kryeministrit.

Kryeministri Rama nuk e priti aspak mirë ndërhyrjen e vajzës duke kërkuar disa herë prej saj që të dilte jashtë sallës.

“Mos më thuaj dil jashtë sepse ti paguhesh me taksat e mia”, replikoi studentja, e cila më pas braktisi takimin.

Kërkesat e studentëve për konviktet, Veliaj thotë se banorët e Tiranës po i ankohen: Taksat i paguajmë ne, jo ata

8 pika bazë dhe dhjetëra të tjera shtohen gjatë protestës; studentët konfirmojnë se lëvizja e tyre nuk ka kthim mbrapa

Të fundit