Flash News

KRYESORE

Video/ Zemërimi i Bushatit, ish-ministri refuzon ftesën e Ramës

Video/ Zemërimi i Bushatit, ish-ministri refuzon ftesën e Ramës

Pavarësisht se në deklarata mundohen të tregojnë se nuk ekziston asnjë problem midis tyre, realisht marrëdhëniet e Ditmir Bushatit me Edi Ramën nuk janë të mira. Këtë e tregon edhe video e publikuar nga ‘Vizion Plus’, ku ish-ministri shihet teksa refuzon ftesën e kryeministrit Rama për t’u larguar bashkë me makinë.

Rama, i dekretuar nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm, ishte sot në ambientetet e këtij institucioni për të njoftuar delegimin e kompetencave te zv/ministri Gent Cakaj. Bushati mbajti aty fjalimin e lamtumirës, ndërsa Cakaj u prezantua për herë të parë si ‘de facto’ ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Bushati falenderoi të gjithë stafin e tij në Ministri, bashkëpunëtorët si dhe në veçanti ish-homologun gjerman e familjen. Mirëpo, mes personave që falenderoi, mungoi Edi Rama, çka ngjalli dyshime për një ndarje jo miqësore me kryeministrin.

Kur po dilnin nga godina, Rama i kërkoi Bushatit që të hipte në makinën e tij, por ish-ministri e refuzoi i bindur. Ai u largua, nga institucioni që drejtoi për gati gjashtë vite, i shoqëruar nga shefja e kabinetit Odeta Barbullushi dhe zëdhënësja Edlira Prendi.

Nga punonjësit, te ish-ministri gjerman e familja, i vetmi që nuk falenderon Bushati është Edi Rama

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/51078026_224756825079095_8758027961557156184_n.mp4"][/video]

Të fundit