Flash News

KRYESORE

Vizat/ KE ‘rrëzoi’ kërkesën e Holandës, si e komenton Rama: Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter

Vizat/ KE ‘rrëzoi’ kërkesën e Holandës, si e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Komisionit Europian për të mos rikthyer vizat e Holandës me Shqipërinë.

KE hodhi poshtë kërkesën e Holandës, për rikthimin e vizave, qeveria e së cilës theksonte se shkak është bërë kriminaliteti shqiptar si edhe numri i atyre që kërkojnë azil.

Vendimin e KE-së, Rama e cilëson si një të vërtetë të paralajmëruar, që shumëkush s’e besoi.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, shkruan Rama.

Sipas KE, rrethanat për pezullimin e vizave nuk plotësohen, ndërsa sqaron se do të vijojë monitorimin nga afër të Shqipërisë për standardet e liberalizmin të vizave.

Të fundit