Flash News

KRYESORE

Von der Leyen: Do ta mbështes hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Von der Leyen: Do ta mbështes hapjen e negociatave për Maqedoninë

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, von der Leyen thotë se do ta mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në përgjigje të një letre të grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian.

Lajmin e njofton televizioni maqedonas Telma.

Hapjen e negociatave e pat kërkuar edhe paraardhësi i saj Jean-Claude Juncker në vitin 2018 dhe 2019, por KëshilliiI Ministrave vendosi të shtynte për të dytën herë vendimin duke pritur tetorin e këtij viti.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve i dërgoi një letër kandidates von der Leyen duke theksuar se nëse donte votën, duhet të mbështeste agjendën e tyre në Parlament. Një prej pikave, mbështetjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes u përgjigj po me një letër duke thënë se Maqedonia e Veriut ‘është një shembull i shkëlqyer arritjesh pozitive”, dhe shprehu mbështetjen pavarësisht kundërshtimeve të disa vendeve të BE dhe liderëve të tyre.

Von der Leyen pritet të votohet nesër nga Parlamenti Europian.

Të fundit