Flash News

KRYESORE

Votime apo juntë ushtarake? / Noka jep alarmin: Qendrat e votimit po ruhen nga ushtarë kriminelë të veshur me uniformë, Rama dhe Lleshaj në burg

Votime apo juntë ushtarake? / Noka jep alarmin: Qendrat e votimit po ruhen

Ish deputeti i PD-së Flamur Noka dha alarmin për skenare të frikshme që pritet të ndodhin nesër gjatë votimit për vendoret.

Noka deklaroi se është vënë në lëvizje një nga skenaret më kriminalë që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë, duke ia faturuar më pas këtë dhunë opozitës.

“Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit”, deklaroi Noka.

Ai publikoi edhe një video që tregonte një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që sipas Nokës, transportonte forca të ushtrisë të veshur me uniformë policie.

Sipas Nokës, “qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës.”

Ai theksoi se kjo është një vepër penale që po kryhet nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. Këto vepra penale sipas Nokës janë përkatësisht, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”,  të cilat ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247.

Noka tha se këto skenare të kryeministrit do të dështojnë dhe ftoi qytetarët t’i bojkotojnë votimet e nesërme dhe t’u bashkohen protestave.

 

Të fundit