Flash News

KRYESORE

Vrasja e 27-vjeçarit në Shkodër; gjendet mjeti me targa të vjedhura, autorët i kishin vënë flakën 1 km larg skenës së krimit

Detaje të reja dalin në dritë referuar vrasjes me plumb në kokë të Gjin Ndojit në Vaun e Dejës. Gjatë hetimeve të grupit hetimor është zbuluar një mjet, tip “Benz” me targa AA 346 LC, i djegur rreth 1 km larg vendit të krimit, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

Nga verifikimet e bëra targat e këtij mjeti rezultojnë të jenë të vjedhura që më datë 20.06.2020 në rrugën Ishëm-Durrës. Ato i përkasin një mjeti tip “Fiat Punto” në pronësi të shtetases A. K. banuese në Durrës, e cila ka bërë kallëzim për këto targa.

Kujtojmë se, më herët policia bëri me dije se dy ishin pistat kryesore të hetimit, gjakmarrja dhe veprimtaritë e paligjshme. Kjo pasi, 27 vjeçari përveç aktivitetit të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe trafiqeve të paligjshme, kishte edhe probleme gjakmarrje.

Më herët në vendngjarje policia ka gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi, dhe trupin e viktimës tre metra jashtë mjetit tip “BMW” të marrë me qira.

[caption id="attachment_404763" align="alignleft" width="469"] mjeti i autoreve i djegur[/caption]

[caption id="attachment_404755" align="alignleft" width="777"] mjeti i autoreve i djegur[/caption]

[caption id="attachment_404756" align="alignleft" width="786"] Skena e krimit[/caption]

[caption id="attachment_404751" align="alignleft" width="1303"] mjeti i viktimes[/caption]

Të fundit