Flash News

KRYESORE

Vrasja e dyfishitë në Shkodër, reagon Bardh Spahia: Ku je fshehur Sandër Lleshaj?

Vrasja e dyfishitë në Shkodër, reagon Bardh Spahia: Ku je fshehur

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë reaguar pas vrasjes së dyfishtë që tronditi sot Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Ish-deputeti demokrat në Shkodër, Bardh Spahia ngre pyetjen se ku është fshehur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi nuk ka reaguar për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Sipas Bardhit, policia angazhohet me urdhër politik për të terrorizuar familjarët e protestuesve të opozitës dhe nuk arrin të sigurojë jetën e qytetarëve.

"Ku je fshehur Sandër Lleshaj? E shtuna nis me dy të vrarë në Shkodër! Pasiguri në qytet edhe ditën për diell! Sot policia angazhohet me urdhër politik, për të ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, që kanë trembur keq kryeministrin, e nuk arrin të bejë detyrën kryesore: sigurinë e jetës së qytetarit! Sandër Lleshaj nëse ke kaq merak frikën e kryeministrit, bëhu bodyguard i tij, por edhe për atë pak kohë që do jesh në postin e ministrit të Brendshëm, siguria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti! Edhe si statistika këto raste janë të frikshme për qytetaret! Ështe koha të shporreni”, shkruan Spahia.

Të fundit