Flash News

KRYESORE

Vrau 8 persona në gjimnazin e Texas, autori 17-vjeçar vuante nga bulizmi

Është arrestuar autori i sulmit me armë zjarri në gjimnazin e “Santa Fe” në Texas, ku mbetëm të vdekur 8 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ai quhet Dimitrios Pagourtzis, 17 vjeç, dhe ishte nxënës në këtë gjimnaz, ku sipas një të njohuri të tij, vuante nga bulizmi pasi tallej  nga shokët e klasës dhe nga trajneri.

Në faqet e profileve të tij në rrjetet sociale, ai duket i veshur me një bluzë në të cilën shkruhet “born to kill” dhe imazhe të tjera të një xhakete të gjatë jeshile me simbole naziste.

Autori 17-vjeçar luante në skuadrën e futbollit të shkollës dhe ishte anëtar i skuadrës së vallëzimit në kishën greke ortodokse.

Në gjykatë adoleshenti është shfaqur i qetë dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen në detaje.

Të fundit