Flash News

KRYESORE

Ylli Rakipi ikën nga Top Channel, Dudushi dhe Xhunga në garë për emisionin politik

Ylli Rakipi ikën nga Top Channel, Dudushi dhe Xhunga në garë

Top Channel vijon ndryshimet e moderatorëve të emisioneve më të ndjekura.

Politiko.al mëson se sezonin e ardhshëm Ylli Rakipi nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. Burime pranë këtij televizioni, bëjnë me dije se aktualisht përflitet që emisioni prime-time politik i Top Channel t’i besohet Alban Dudushit, i cili prej vitesh moderon Top Show.

Por edhe më herën në media qarkulli lajmi për rikthimin e Rudina Xhungës në Top Channel dhe drejtimin e emisionit politik, i cili është ndër programet më me peshë në Top Channel.

Siç duket gara se kujt do i besohet ky emision është mes Rudina Xhungës dhe Alban Dudushit. Deri në nisje të sezonit, mbetet për t’u parë se kush prej tyre do të marrë drejtimin e emsionit dhe se si do të quhet. /Politiko.al/

Të fundit