Flash News

KRYESORE

Zaev denoncon Ramën: Gjermanët të shqetësuar, po i kërcënon me bashkimin me Kosovën

Zaev denoncon Ramën: Gjermanët të shqetësuar, po i

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka vendosur të denoncojë publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për kërcënimet që po i bën Evropës duke përdorur bashkimin me Kosovën.

Gjatë një interviste, Zaev la të kuptohet se Maqedonia e Veriut po penalizohet për hapjen e negociatave për shkak të Shqipërisë. Sipas tij, “Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa gjermanët frikësohen nga kërcënimet e Edi Ramës për ndryshime të mundshme kufijsh, të cilat mund të destabilizojnë rajonin.”

Pavarësisht kërcënimeve të Ramës, Zaev është i bindur se ato nuk mund të realizohen, pasi ajo situatë do e kthente Shqipërinë të paktën 10 vite mbrapa.

“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, ka deklaruar Zaev.

Maqedonia e Veriut është më pranë nisjes së negociatave për shkak të marrëveshjes së Prespës dhe luftës ndaj korrupsionit në nivelat e larta qeverisëse, ndërkohë që për Shqipërinë pengesë po bëhet lidhja e krimit të organizuar me politikën dhe korrupsioni i lartë.

Të fundit