Flash News

KRYESORE

Zaevi krijon qeverinë e re; me përbërje nga LSDM, BDI, Lëvizja BESA dhe PDSH, këta janë 19 ministrat e Maqedonisë së Veriut

Zaevi krijon qeverinë e re; me përbërje nga LSDM, BDI,

Kryeministri Zoran Zaev ka krijuar qeverinë e re. I mandatuar për udhëheqjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, përbërja qeveritare e Maqedonisë së Veriut tashmë është e kompletuar. Bëhet fjalë për 19 ministra që vijnë nga radhët e LSDM, BDI, Lëvizja BESA, PDSH.

Kjo qeveri do të jetë me 7 ministra më pak se qeveria e kaluar, pasi janë hequr ministritë pa portofol.

Shumica e re parlamentare numëron 62 deputetë, ndërsa finalizimi i koalicionit midis dy partive më të mëdha LSDM dhe BDI i hapi rrugë votimit të qeverisë së re që do të udhëhiqet nga kryetari socialdemokrat, Zoran Zaev.

Përberja e qeverisë së Zaev:

Kryeministër – Zoran Zaev

Ministria e Mbrojtjes – Radmilla Shekerinska (LSDM)

Ministria e Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski (LSDM)

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani (BDI)

Ministria e Financave – Fatmir Besimi (BDI)

Ministria e Shëndetësisë – Venko Filipçe (LSDM)

Ministria e Drejtësisë – Bojan Mariçiq (LSDM)

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski (LSDM)

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi (BDI)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Arjanit Hoxha (Lëvizja BESA)

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – ? (BDI)

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpanska (LSDM)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Milla Carovska (LSDM)

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski (PLD)

Ministria e Kulturës – Irena Stefkovska (LSDM)

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini (BDI)

Ministria për Sistem Politik – Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi (BDI)

Sekretariati për Çështje Evropiane zv/kryeministër – Nikolla Dimitrov (LSDM)

Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi (LSDM)

Zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit – Lupço Nikollovski (LSDM).

Të fundit