Flash News

KRYESORE

Zbardhet kërkesa që i ka mbërritur presidentit Meta: Ktheje në Parlament ligjin për teatrin. Këto janë gjashtë shkeljet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me anë të një kërkese zyrtare Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të cilit i kërkon që të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin e miratuar nga mazhoranca dhe që parashikon shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Aleanca kërkon gjithashtu një takim me Metën në selinë e Presidencës për të folur për këtë çështje.

Sipas tyre, janë gjashtë shkelje që janë identifikuar te ky ligj:

Së pari, ky ligj bie ndesh me Nenin 3 të Kushtetutës, i cili përcakton trashëgiminë kombëtare si baza mbi të cilën ngrihet shteti shqiptar dhe ngarkon këtë të fundit si përgjegjës për ruajtjen dhe respektimin e saj.

Së dyti, ky ligj shkel parimin kushtetues të "Barazisë përpara ligjit" përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutës.

Së treti, me këtë ligj shkelet parimi i sanksionuar në nenin 4 pika 1 të Kushtetutës: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Që do të thotë se asnjë institucion shtetëror nuk mund të veprojë jashtë kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese, sepse ato përbëjnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së atij institucioni.

Së katërti, shkelet parimi kushtetues i decentralizimit. Kushtetuta në nenin 13 sanksionon qartë se:

“Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.”

Së pesti, anashkalon dhe vjen në kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar.

Së gjashti, kjo formë veprimtarie ekonomike e parashikuar kështu në këtë ligj, vjen në kundërshtim me standartet e Bashkimit Europian, ku ne aspirojmë të integrohemi dhe konkretisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit te nënshkruar dhe ratifikuar nga Shqipëria, ku sanksionohet detyrimi i shtetit shqiptar që kontratat publike ti nënshtrohen konkurencës së lirë dhe transparencës. Me këtë ligj ky standard europian i detyrueshëm për ne, është shkelur.

“Ku ishte ti Pandeli që e solle Edi Ramën në këtë pikë? Ku ishte ti kur këta fuqizoheshin?”

Kërkesa e plotë

Të fundit