Flash News

KRYESORE

Zbulohet e vërteta tronditëse, këngëtarja mohon vëllain 8-vjeçar që vdiq dje në Gjadër

Zbulohet e vërteta tronditëse,  këngëtarja mohon

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Shkodër. Një makinë në të cilën ndodheshin një familje ka rënë nga “Ura e Gjadrit, Shkodër”. Si pasojë ka gjetur vdekjen, një fëmijë 8 vjeç. Pas kësaj mediat deklaruan se 8-vjeçari ishte vëllai i këngëtares së njohur shqiptare, Elizabeta Marku.

Në lidhje me këtë ka reaguar menaxheri i këngëtares, i cili sqaron për ndjekësit e saj, “Në emrin tim dhe të Elizabetës i shprehim ngushëllime familjarëve të viktimës, por nga ana tjetër deklaroj se vëllezërit dhe familja e Elizabetës janë shëndosh e mirë, dhe viktima nuk është i afërm i i saj”.

Por ky deklarim i menaxherit është një gënjeshtër e pastër dhe e ulët e këngëtares, pasi Elizabeta me të vërtetë as nuk "do ta shohë" me sy të atin por mbiemrin e tij e mban akoma. E pra të njëjtin baba kishte dhe djali i vogël që vdiq dje fatkeqësisht.

Por si qëndron e vërteta? E zbuluar nga shqiperiaime ime nga burime të të afërmve të saj, Elizebeta dhe mamaja e saj prej shumë vitesh janë ndarë nga Marku, ato jetojnë në Tiranë ndërsa Marku jeton në kushte shumë të vështira ekonomike në fshatin Naraç, Shkodër, por e bija e famshme pavarësisht se sa të këqija mund t’i kenë patur marrëdhëniet nuk interesohet aspak për të, madje madje mund të themi që e ka mohuar, siç mohoi dhe vëllain e saj tashmë të vdekur, por gjaku sado të dojë Elizabeta nuk ndryshon dhe ky veprim është mjaft i ulët.

Të fundit