Flash News

KRYESORE

‘Zëri i Amerikës’ godet kryeministrin: Edi Rama, mbrojtës i flaktë i Saimir Tahirit; tani në mes qëndron vetëm Gjykata

‘Zëri i Amerikës’ godet kryeministrin: Edi Rama,

‘Zëri i Amerikës’ e konsideron kryeministrin Edi Rama si mbrojtësin më të flaktë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për lidhje me bandat e trafikut të drogës.

Në raportimin për dorëheqjen e Tahirit nga posti i deputetit, ‘Zëri i Amerikës’ thekson se shumica e majtë refuzoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, ndërkohë që sjell në vëmendje mbrojtjen e Ramës për ish-ministrin “edhe kur gjatë vitit 2016 fenomeni i kultivimit të marijuahës mori një përhapje masive.”

Sipas medias amerikane, tani mes ish-ministrit dhe prokurorëve qëndron vetëm gjykata.

Pjesë nga raportimi i ‘Zërit të Amerikës’:

Në Shqipëri, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nën hetim për dyshimet se ka patur lidhje me një grup trafikantësh të marijuanës, njoftoi sot tërheqjen e tij si deputet dhe dorëzimin e mandatit.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën akuzë nëntorin e shkuar, për dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i tij përmendet disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë. Qëndrimi i shumicës dhe veçanërisht i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte qenë një mbrojtës i flaktë i zotit Tahiri, edhe kur gjatë vitit 2016 fenomeni i kultivimit të marijuahës mori një përhapje masive, u pa gjerësisht si një mbrojtje që ju ofrua ish ministrit. Opozita e ktheu këtë çështje në një kalë të betejës së saj politike, due lëshuar akuza të forta ndaj tij.

Me vendimin e sotëm për të dorëzuar mandatin, zoti Tahiri nuk ka më asnjë lloj mbrojtje kundrejt çdo mase që prokuroria do të mund të kërkonte ndaj tij. Mes ish ministrit dhe prokurorëve tani qëndron vetëm gjykata.

Të tjera

Ky është artikulli që Saimir Tahiri e denoncoi si të paguar për ta sulmuar; ‘The Economist’ lavdëroi Erion Veliajn

Ish-ministri: Tahiri shantazhisti më profesional i politikës shqiptare. Dorëheqja e tij është dakortësuar me Ramën

Publikohen fotot; Saimir Tahiri njofton dorëheqjen, deputetja e LSI qeras me çokollata kolegun e PS

Të fundit