Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Studentët janë mosbesues ndaj negociatave; thonë se u fyen nga kryeministri

Zëri i Amerikës: Studentët janë mosbesues ndaj negociatave;

Zëri i Amerikës ka raportuar për ditën e pestë të protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit. Kjo media thekson se studentët “janë mosbesues ndaj negociatave, ndaj vendosën që të mos pranojnë asnjë bisedim ose negociatë, por thjesht presin që kërkesat e tyre të plotësohen nga autoritetet.”

“Protestuesit thonë se janë fyer nga deklaratat e kryeministrit Rama se bëhej fjalë për disa studentë ngelës. Ndaj ata dolën me mijëra nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për të treguar se bëhej fjalë për një abuzim të shtetit me paratë e familjeve të tyre. Ata thonë në tubimet e tyre se qeveria po u shtrenjtonte studimet me masa shtesë, duke ua vështirësuar më tej jetesën e periudhës universitare”, shkruan Zëri i Amerikës.

“Sillni emrat e studentëve me ndihmë ekonomike”, mesazhi që ngre dyshime se administrata po përdoret kundër protestuesve

Të fundit