Flash News

KRYESORE

Zgjedhorja/ Kush është përfaqësuesi i SHBA që ndërmjetësoi mbrëmë për një marrëveshje për pikat pa dakordësi

Zgjedhorja/ Kush është përfaqësuesi i SHBA që

31 maji u mbyll pa një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në një mbledhje që zgjati mbrëmë rreth katër orë.

Po ashtu, gjatë takimit mbledhja u ndërpre për rreth dy orë pasi një përfaqësues i SHBA zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’ me palët e Këshillit Politik, në tentativë për të gjetur dakordësi për pikat pa konsensus.

Mësohet se  Ian Crawford, shefi i seksionit politik dhe ekonomik në ambasadën e SHBA-së ka qenë mbrëmë në rolin e negociatorit, duke u takuar fillimisht me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, dhe më pas, është me Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare.

Takimi është kërkuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka qenë mjaft aktive për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, duke inkurajuar vazhdimisht palët.

Pikat e padakordësuara vijojnë të jenë: Kolegji Zgjedhor, sistemi zgjedhor, qeveria tranzitore, identifikimi biometrik dhe depolizitimi i administratës zgjedhore.

Tryeza e Reformës Zgjedhore mbyllet pa konsensus/ Bylykbashi: Ishim gati, PS nuk heq dorë; Vasili: Presim t’i dal Ramës gjumi parizien

 

Të fundit