Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Zotimi publik i Metës: Nëse Venecia argumenton se kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen
Presidenti Ilir Meta, dy janë më parë u zotua publikisht se nëse Komisioni i Venecias gjen një fakt se ai ka shkelur Kushtetutën, do të japë dorëheqjen Ilir Meta nga posti i tij. Raporti paraprak, që u publikua sot pasdite del në konkluzionin se “shtyrja e zgjedhjeve pa një bazë të qartë ligjore, është tejkalim i Kushtetutës, por jo shkak për shkarkimin e Presidentit”.
“Nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur kushtetutën a do ta jepni dorëheqjen? Patjetër. Nëse Venecia thotë që Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën unë do të largohem. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër. Të thotë Venecia që e kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President, kjo nuk ndodh. Sa herë qeveria e ka shkelur kushtetutën, sa herë qeveria ka rrëzuar ligje. Ku e kam shkelur unë kushtetutën, këtë më thuaj? Ka zhdekretuar thotë Vasilika dhe Ulsiu. Kanë marrë porosi për të thënë zhdekretuar, sepse nuk ka zhdekretim. Unë kam dekretuar për të rrëzuar dekretin tim. Ky nuk është dekret që kontrollohet nga parlamenti”, deklaroi ai në Syri Televizion.