Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Zyrtarisht i pandehur për lobimin rus, si reagonte Basha kur u njoftua për hetimet: Sajesë e Edi Ramës
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit rus nga Partia Demokratike.
Dosja për lobimin rus është dërguar në Gjykatën e Tiranës.
Sipas një shkresë nga prokuroria, Basha është njoftuar nga ky organ për mbylljen e hetimeve ndaj tij dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë të PD-së.
Ndërkohë prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Prokuroria ka marrë të pandehur me të njëjtën akuzë edhe Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.
“Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohen nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se, është përmbyllur faza hetimore, dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave përfshi atë të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në dokument.
Lulzim Basha është zyrtarisht i akuzuar për çështjen e lobimit në SHBA, që fillimisht nisi si akuzë nga ana e PS por që përfundoi në gjykatë.
Kur u njoftua për hetimet, Basha tha se e gjitha është me prapavijë politike nga Edi Rama si mënyrë për të larguar vëmendjen nga disa çështje që kërcënojnë sigurinë kombëtare si kokaina në Xibrakë dhe Maminas apo skandali i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Reagimi i Bashës kur u njoftua për hetimet
“Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun. Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”