Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
18 orë në rezidencën e Kim, Gjiknuri tregon ushqimin që konsumuan politikanët
Këshilli Politik për dy ditë nga 9 orë u mblodhën në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim për të finalizuar marrëveshjen për reformën Zgjedhore dhe ashtu ndodhi.
Ndërkaq, në Zonë e Lirë, në Tv Klan, bashkëkryetari i Komisionit për Zgjedhoren, Damian Gjiknuri, zbuloi se çfarë konsumuan ato 9 orë, në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
"Kishte lloje të ndryshme sanduiçësh, me ton, me sallam, me vezë, shumë të shijshëm dhe vetëm ujë, as birrë as verë. Nuk shërbente njeri birrë. Drekë darkë bashkë i hëngrëm. S'kishim vajtur për darkë atje ne. Për cimbizëm siç thonë shqiptarët. Ishte një njeri aty që përgatiste ushqim për stafin dhe përgatiti sanduiçë", tha Gjiknuri.
Çani: Po 9 orë me sanduiçë, të paktën duhet të kishte diçka të hanit një drekë, unë s'po them që të futeshit me kokë me gjëra të rënda. Po kafe?
Gjiknuri: Po dhe kafe kishte sigurisht, kafe amerikane.
Çani: Po ëmbëlsira, kek?
Gjiknuri: Po sigurisht kishte dhe gjëra të ëmbla.
Curri: A mbeti gjë në tavolinë?
Gjiknuri: E kisha mendjen te Reforma Zgjedhore dhe jo çfarë mbeti në tavolinë.