Flash News

KRYESORE

25 të vdekur për shkak të koronavirusit në Kinë

25 të vdekur për shkak të koronavirusit në Kinë

Si pasojë e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Vuhan të Kinës, numri i viktimave ka shkuar në 25. Ndërkohë që sipas njoftimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 830, prej të cilëve 177 në gjendje të rëndë.

Koronavirusi i ri është shpërndarë në të gjitha rajonet autonome, rajone të veçantë administrative dhe shtete përveç Rajonit Autonom të Tibetit dhe shtetin Qinghai.

Nga virusi 24 persona humbën jetën në shtetin Hubei, ndërsa një tjetër në Hebei. Ndërkohë, 8.429 persona janë izoluar sepse kanë pasur kontakte me persona të prekur me virusin. Numri i të dyshuarve që mund të bartin virusin njoftohet të jetë 1.072.

Numri i qyteteve të kthyer në karantinë në Hubei rritet në 8, pas koronavirusit të shfaqur.

Të fundit