Flash News

KRYESORE

“28 paga pa marrë”, Spiropali: E kemi trajtuar çështjen e naftëtarëve me seriozitetin më të madh

“28 paga pa marrë”, Spiropali: E kemi trajtuar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar rastin e shtresave si minatorët dhe naftëtarëve, duke thënë se mazhoranca ka bërë shumë për këto dy kategori në këto dy mandate qeverisje.

Ndërsa dje naftëtarët e Ballshit protestuan para Ministrisë së Infrastrukturës për shkak se sipas tyre kanë 28 paga pa marrë, Spiropali insiston në ‘Zonë e lirë’ çështja e tyre pavarësisht ankesave të tyre prej kohësh, është trajtuar me shumë seriozitet.

“Kjo mazhorancë ka bërë më shumë për minatorët e naftëtarët. Nuk ka kuvend për të na ballafaquar . E kemi trajtuar çështjen e tyre me seriozitetin më të madh. Ne jemi krah tyre, ministria ka negociuar kushtet por janë të vështira të përcaktuara nga të tjerë. Gjithsesi, nuk kemi mundësinë të thellohemi te ky debat se humbim edhe vëmendjen”, u shpreh ministrja.

Kujtojmë se protesta e naftëtarëve u shoqërua me përplasje fizike me policinë, madje mes tyre pati edhe të shoqëruar me forcë nga policia.

https://politiko.al/28-paga-pa-marre-naftetaret-e-ballshit-perplasen-me-policine-para-zyres-se-ballukut-dhjetera-te-shoqeruar/

Të fundit