Flash News

KRYESORE

340 milionë paundë ofertë, një tjetër klub anglez bëhet arab?

340 milionë paundë ofertë, një tjetër klub anglez

Duket e kryer: Mike Ashley ka hyrë në bisedime për të shitur Newcastle United. Klubi anglez do të kalojë te një fond shumë i pasur nga Arabia Saudite. “Wall Street Journal” raporton se pala saudite po konsideron të paguajë £340 milionë.

Blerësi potencial është Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, pra investime që përdoren nga princi Mohammed bin Salman. Tifozët e Newcastle do të jenë ndoshta pak skeptikë pas viteve të shumta mbushur me spekullime për palët të ndryshme të interesuara për blerjen e klubit.

Skuadra angleze duket tashmë në pozita të sigurta në Premier League dhe me siguri do të shmangë rënien nga kategoria, duke u bërë aset mjaft tërheqës për palët e interesuara. Ndoshta kjo skuadër do të jetë e ngjashme me Manchester City.

Të fundit